Lajme

Aksidentohet autobusi, dëme në vlerë prej 200 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 15 January 2024

Autobusi i kompanisë “Shpejtimi” është aksidentuar me disa vetura me autosallonin ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë-Prizren, në orët e para të së hënës.

Pamjet janë publikuar nga kamerat e sigurisë së autosallonit nga pronari i saj në ‘Facebook’, Shkëlzen Bushati. Ai ka thënë se dëmet e shkaktuara janë në vlerë prej 200 mijë eurove.

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i fienrmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tone”, thuhet në postimin e pronarit të autosallonit “Xeni”, shkruan Gazeta Insajderi.

-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar se do të iniciojë procedurat për kompensimin e dëmeve.

“Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tone”, thuhet tutje në postimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera