Lajme

Aksidentohen pesë vetura në Gjakovë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 18 November 2023

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Qerim në Gjakovë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura në lëvizje dhe dy të parkuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezaj, për Telegrafin.

Ai tutje ka bërë të ditur se njëri prej të lënduarve vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera