Lajme

Aksidenti i rëndë në rrugën Gjilan – Prishtinë, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 30 November 2022

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën nacionale Gjilan – Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i lënduari i cili ishte drejtues i njërës prej veturave të përfshirë në aksident është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim.

Derisa ka bërë të ditur që në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

-Advertisement-

“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha Hashani për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera