Lajme

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 20 Tetor 2026

Një aksident zinxhiror mes pesë automjeteve ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare.

Si pasojë e aksidentit, sipas informatave fillestare, janë lënduar 6 deri në 7 persona, por nuk raportohet për lëndime serioze.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja. Për ndihmë është kërkuar edhe ekipi emergjent nga Ferizaj.

-Advertisement-

Për shkak të aksidentit, rruga në segmentin ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar për qarkullim në të dy drejtimet.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy