Lajme

Aksident trafiku, përfshihen 10 automjete

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 30 January 2018

Dje rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Mazgit-Bresje , transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë 10 automjete, 3 kamion dhe 7 vetura.

Si pasoj e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda trupore, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e involvuara në aksident.

-Advertisement-

Policia e Kosovës në raportin e saj njëzet e katër orësh ka njoftuar se shkaktar i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, transmeton Infokusi.com.

“Autostrada: Mazgit-Bresje 29.01.2018 – 09:17. Si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës dhjetë automjete ( 3 kamion dhe 7 vetura)janë përfshirë në aksident trafiku zingjiror në mes veti. Si pasoj e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda trupore), si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e involvuara në aksident.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera