Lajme

Aksident trafiku në segmentin Skenderaj-Mitrovicë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 08 July 2022

Gjatë ditës së sotme një aksident trafiku ka ndodhur në segmentin rrugor Skenderaj-Mitrovicë.

Nga ky aksident, si pasojë e lëndimeve një person D.O 66 vjeçar ka humbur jetën.

Këtë ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut,  Fexhrie Pllana.

-Advertisement-

Në njoftimin e policisë shtohet se, përveç viktimës, edhe një tjetër person është lënduar dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë e Jugut.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal  Mitrovice Jugu”, njofton policia. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera