Lajme

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 19 December 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente, me të pranuar informatën për këtë aksident.

Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar, por në këtë rrugë tashmë janë krijuar kolona tejet të gjata.

-Advertisement-

Duhet përkujtuar që vazhdimisht ka pasur ankesa të vazhdueshme në lidhje me gjendjen e rrugës Podujevë-Prishtinë, e që është një prej rrugëve me më së shumti aksidente trafiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera