Lajme

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 28 January 2023

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Nadakofc, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

-Advertisement-

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Zahiti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera