Lajme

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira – 11 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 09 October 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Parallovë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Në aksident janë për fshirë 4 automjete, kurse 11 persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

-Advertisement-

“Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete.Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, tha ai për klankosova.tv.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy