Lajme

Aksident trafiku në Rahovec, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 January 2022

Një person është i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Kramavik të Rahovecit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili njoftoi se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“I lënduari ka pësuar frakturë në dorën e majtë, dhe pas marrjes se ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, tha Xhurkaj.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera