Lajme

Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen tre këmbësorë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 09 December 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në rrugën “Avni Kelmendi” në Lipjan, ku të lënduar kanë mbetur tre këmbësor, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gjithashtu, ajo ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera