Lajme

Aksident trafiku me të lënduar në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 22 October 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Veternik të Komunës së Prishtinës.

Në këtë aksident janë të përfshira një kamion dhe një veturë.

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar, derisa nuk dihet ende se sa lëndimet janë serioze.

-Advertisement-

Sipas pamjeve që kanë ardhur në redaksinë e “Indeksonline”, shihet se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe të njëjtit po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.

Po ashtu, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera