Lajme

Aksident në Shqipëri, lëndohen shtatë persona, prej tyre pesë të së njëjtës familje

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 08 October 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.

Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të lënduar.

Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, me 6 ambulanca të Spitalit të Peshkopisë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave paraprake, 5 prej të plagosurve janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Mes tyre ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet se disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy