Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 16 May 2021

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vranidoll, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmti.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, njofton Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera