Lajme

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 02 March 2021

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, më saktësisht në zonën e quajtur “Fshati i Vjetër”.

Aksidenti ka ndodhur të martën, rreth orë 18:08.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera