Lajme

Aksident mes dy veturave e një traktori në Klinë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 02 September 2024

Një aksident mes dy veturave dhe një traktori ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Insajderi

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës.

-Advertisement-

Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera