Lajme

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 26 July 2023

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, konkretisht në fshatin Bishtazhin.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

-Advertisement-

“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë  në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’, ka thënë Elezaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera