Lajme

Aksident i rëndë në Veternik, lëndohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 15 March 2023

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës, më saktë në Veternik, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident janë lënduar pesë persona.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:00  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera