Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një grua

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 07 July 2023

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë në këtë aksident, janë përfshirë dy vetura, ku fillimisht është raportuar vetëm për katër persona të lënduar, të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, si pasojë e lëndimeve të marra viktima, ka ndërruar jetë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera