Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 25 August 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 dhe janë përfshir tri automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi për Insajderin.

Nga pamjet e publikuara, shihet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, përfshirë një automjet të KFOR-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera