Sport

Akreditimi i mediave për ndeshjen testuese në stadiumin “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 24 July 2018

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se sot fillon procesi i akreditimit për ndeshjen testuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë veteranët e futbollit, politikanët, estrada etj, shkruan GazetaFokus.

Qëllimi i kësaj ndeshje është nderimi i figurës së ish-presidentit Fadil Vokrri, por njëherësh edhe testimi i stadiumit, që do të bëhet nga inspektorët e UEFA-s, duke filluar nga qasja e shikuesve, qasjet rrugore, lëvizja e njerëzve jashtë dhe brenda stadiumit, akomodimi i përfaqësuesve të mediave, si dhe sistemet e kontrollit dhe sigurisë, infrastruktura sportive, hapësirat e brendshme sportive dhe të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera