Lajme

AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares sonë ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 18 May 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinion e gjerë publik se dje në Gjykatën Themelore në Pejë është kërcënuar zyrtarja Ligjore e AKP-së nga një person privat, që është palë pretenduese për pronë shoqërore, për të cilin rast është duke u zhvilluar proces gjyqësor.

Rasti ka ndodhur në korridor të Gjykatës, pas daljes nga seanca gjyqësore ku po shqyrtohej pretendimi i palës, përderisa zyrtarja ligjore ishte përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares së saj ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe pret ndërmarrjen e masave të duhura ligjore nga organet përgjegjëse për ofrimin e kushteve të sigurisë fizike për zyrtarët e saj që përfaqësojnë interesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procese gjyqësore.

-Advertisement-

Agjencia konsideron se cenimi i autoritetet të Agjencisë dhe zyrtarëve të saj është atak i drejtpërdrejt ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë e administrimit me Ndërmarrjeve Shoqërore sipas Ligjit Nr. 04/L-034 të miratuar nga në Kuvendit i Republikës së Kosovës./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera