Lajme

AKK: Nuk kemi nisur hetimet ndaj këshilltarit të kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 24 March 2022

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) njofton se lajmi i publikuar në disa media se AKK ka nisur hetime ndaj Këshilltarit të Kryeministrit, Luan Dalipi, nuk është i saktë.

“Për korrektësi të informimit të saktë dhe të drejtë të opinionit publik, Agjencia kundër Korrupsionit sqaron se në lidhje trajtimin e rastit të deklarimit të pasurisë së Këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, se nga monitorimi i rregullt i mediave ka identifikuar informatat lidhur me biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe aktualisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse”, thuhet në sqarimin e AKK-së.

Rrjedhimisht Agjencia në asnjë rast thotë se nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi.

-Advertisement-

“Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet në fund të sqarimit./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera