Sport

Akili i argjendtë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 20 January 2018

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun e xhudos Grand Prix, në Tunizi, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në kupa botërore në konkurrencën e meshkujve.
Gjakova humbi nga xhudisti Zhansay Smagulov i Kazakistanit të shtunën pasdite në Tunizi..

Xhudisti kosovar korri katër fitore për ta rrëmbyer të argjendtën në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ndërkohë, dje Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera