Sport

Akili fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix-in e Hagës

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 17 November 2018

Akil Gjakova është mposhtur në finale të Grand Prix-it që po mbahet në Hagë, në kategorinë -73, nga xhudisti rus, Musa Mogushkov.

Luftën e parë xhudisti nga Kosova ka arritur që ta fitojë me IPPON, ndaj xhudistit nga Gana, Emmanuel Nartey.

Xhudisti nga Kosova edhe luftën e dytë e fitoi me IPPON, duke e mundur garuesin nga Holanda, Roy Schipper.

-Advertisement-

Akili nuk pati të ndalur edhe në luftën e tij të tretë, ku përsëri me anë të IPPON, eliminoi kundërshtarin nga Hungaria, Miklos Ungvari.

Akili mposhti gjermanin Zingg Anthony, për të siguruar kështu kalimin në finale, ku e priste xhudisti rus.

Ishte rusi, Musa Mogushkov ai që i ka mohuar medaljen e artë luftëtarit nga Kosova.

Kujtojmë që medalje nga ky Grand Prix, Kosova fitoi edhe dje, kur xhudistja Distria fitoi medaljen e bronztë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera