Sport

Akil Gjakova lajmërohet në rrjetet sociale, pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 16 April 2024

Akil Gjakova është “bërë i gjallë” në rrjetet sociale.

Xhudisti kosovar u shpall në kërkim ditën e sotme nga Policia e Kosovës, pasi ai po akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

28-vjeçari para pak çastesh u “lajmërua” në rrjetin social “Facebook”, duke shpërndarë një reagim që bëri sonte Federata e Xhudos e Kosovës (FXhK).

-Advertisement-

Mes tjerash, FXhK në reagimin zyrtar shkroi se ““beson në pafajësinë e Akilit”, teksa ka uruar që organet e drejtësisë të zbardhin rastin sa më shpejt.

Gjithashtu nga Federata e Xhudos u konfirmua edhe se Akil Gjakova momentalisht ndodhet jashtë vendit tonë, teksa u tha se “ai do të dorëzohet tek organet e rendit dhe drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera