Sport

Ajaxi do shumë më shumë se thjesht Kupën e Holandës

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 06 May 2019

Trajneri Erik ten Hag ka pohuar se triumfi i Ajaxit në Kupën e Holandës, KNVB Beker, por kjo vetëm sa ia ka shtuar urinë skuadrës së tij për ta fituar ligën holandeze, Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.

Ajaxi e fitoi trofeun e parë të sezonit të dielën pas triumfit 4:0 ndaj Willem II në De Kuip, falë golave nga Daley Blind dhe Rasmus Kristensen dhe dy nga Klaas-Jan Huntelaar, duke i dhënë fund një periudhe prej pesë vjetëve pa trofe, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti holandez mbetet në garë për tripletë, pasi është lider në Eredivisie galë goldallimit ndaj kampionit në fuqi, PSV-së, ndërsa e ka fituar edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit.

-Advertisement-

Para ndeshjes së kthimit kundër Spurs në Johan Cruyff ArenA, Ten Hag këmbënguli se Ajaxi nuk do të jetë i kënaqur nëse nuk arrin më shumë këtë sezon.

“Në fund të fundit, rëndësi kanë titujt”, tha ai për gazetarët.

“Jemi duke luftuar për këtë gjithë sezonin dhe trofeu i parë tashmë është këtu. Ne nuk jemi të kënaqur ende. Kjo nuk mjafton”, shtoi ai.

“Kjo na e shton urinë. Do ta shijojmë për 24 orë dhe më pas do të përqendrohemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera