Lajme

‘Ai nuk do e fali veten e as ty, po e djeg një dhimbje, mos ia bëj dy’, nëna e Hysni Gucatit shtrihet në spital

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 23 June 2022

Musli Gucati, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati ka publikuar një fotografi me gjyshen e tij, e cila duket se nuk është mirë me shëndet, pasi që është shtrirë në spital.

Sipas tij, Hysni Gucati i ka dhënë fjalë nënës së tij se do ta gëzojnë së bashku lirinë.

“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalen që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy.

-Advertisement-

Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me pare”.

Kujtojmë se rreth 3 jvë më parë ka vdekur babai i Hysni Gucatit.

Ish-ushtarit të UÇK-së, i cili gjendet në Hagë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera