Lajme

Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të Prishtinës: Dalja juaj sjell pasoja në jetën e njerëzve

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 29 March 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përsëri është ankuar se qytetarët e Prishtinës nuk po qëndrojnë në shtëpi.

Ahmeti ka thënë se ata që po dalin po rrezikojnë edhe ata të cilët janë dukë qëndruar në shtëpi, shkruan gazeta inFokus.

“E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje. Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Ai ka thënë se këto veprimë kanë pasoja në jetën e njerëzve.

“Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët. Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera