Lajme

Ahmeti: Të nisin përgatitjet për parandalimin e zjarreve

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 08 June 2018

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për mundësitë e zjarreve fushore dhe pyjore që mund të ndodhin gjatë muajve të verës në Kosovë dhe masat parandaluese që duhet të ndërmirren!

“Çdoherë para muajve të verës, duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore.

Duhet të përfshihet komuniteti lokal i atyre zonave ku zakonisht ndodhin zjarret, qoftë me trajnime të pjesëtareve të komunitetit, qoftë me fletushka vetëdijesuese të përgatitura për mënyrën e parandalimit dhe luftimit të këtyre zjarreve.

-Advertisement-

Po ashtu, duhet të bëhen fushata senzibilizuese, gjithëpërfshirëse para sezonës së verës, duke paralajmëruar qytetarët për sanksionet ndëshkuese nga shkaktimi  i zjarreve të qëllimshme.

Duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, inicimi i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera