Ahmeti për takimin Kurti-Vuçiq në Ohër: Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 15 March 2023
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti nga një ngjarje në Sellcë të Tetovës iu referua takimit të ardhshëm në Ohër të shtunën ku pritet të nënshkruajnë marrëveshjen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke e vlerësuar atë si procedurën përfundimtare të pajtimit.
Ahmeti konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përsërisë rastin me Bosnjë dhe Hercegovinën.
“Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, inkurajojmë autoritetet e Kosovës, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, deputetët dhe opozitën më 18 mars në Ohër që të marrin një vendim të qëndrueshëm dhe të drejtë që Kosova përfundimisht të hyjë në rrugën pa kthim në integrimet në strukturat botërore të OKB-së, NATO-s dhe BE-së. Ne inkurajojmë autoritetet që pa hezitim të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ne na kanë pas. Por apelojmë gjithashtu te komuniteti ndërkombëtar, tek ndërmjetsuesit për këtë marrëveshje të pajtimit të mos ndodh rasti i Bosnjës, ku Bosnja është një shtet jofunksional dhe shembull i keq, prandaj çdo zgjidhje që do të arrihet më 18 mars në Ohër, të jetë në shërbim të zgjidhjes, të paqes së qëndrueshme dhe në pajtueshmëri të plotë me autoritetet e Kosovës si përfaqësuesë legjitim të mijëra e mijëra sakrificave”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së., transmeton Portalb.mk.
Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden arriti të mërkurën në Francë për...
-
KiE e heqja e masave, Rohde: Do të kemi së shpejti vendime të cilat do ta zhbllokojnë situatën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin me Komis...
-
Grabitja e ārmatosur në Prishtinë: Të plagosür një polic dhe njëri nga grabitësit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë në një kë...
-
Presidentja Osmani thotë se nuk ka përplasje me kryeministrin Kurti
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sa i përket raportit të s...
-
Ky është 32 vjeçari që u arrestua për grabitjen me ārmë në Prishtinë
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, ku tahsmë po...
-
Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt me aleatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në Presidencë komandantin e ...
-
Grabitje me ārmë në një këmbimore në qendër të Prishtinës, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në një këmbimore ...
-
Akoma nuk ka padi për Banjskën, flasin nga kryeprokuroria
Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit,...
-
Kosova nën masa të BE-së, komisioni për Punë të Jashtme në takim me ambasadorin Rohde
Anëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar me Ambasad...
-
Policia ia publikon fotografinë një gruaje që dyshohet për vjedhje, kërkon ndihmë për kapjen e saj
Policia në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një të dyshuare për një rast ...
-
Ish kryeministri britanik, Tony Blair vjen në Kosovë, Kuvendi njofton për seancë solemne
Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vij në Kosovë. Kj...
-
Meloni në Shqipëri: Marrëveshja për emigrantët, model për vendet e tjera të BE-së
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i vizitoi të mërkurën dy qendrat për...