Lajme

Ahmeti për Asociacionin: Është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në KiE

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 17 April 2024

Zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në konferencën për media bashkë me ministren Donika Gërvalla, u pyet nëse Asociacioni është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ahmeti tha se ky zotim duhet të adresohet pas anëtarësimit.

“Neni 11 i raportueses Bakoyannis tregon qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit, dje në seancën plenare dëgjuam nga njëri prej drejtuesve të grupit më të madh politik në Asamblenë Parlamentare se Këshilli i Evropës është Këshilli i Evropës e jo Bashkimi Evropian, pra nuk duhet të ndërlidhen proceset që kanë të bëjnë me dy organizata të pavaruara nga njëra tjetra”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

“Raporti i Bakoyannis nuk e parasheh këtë. Propozimet për me fut Asociacionin si parakusht janë refuzuar nga shumica dërrmuese”, shtoi tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera