Ahmet Rrahmanaj: Kam shqetësim për rrugëtimin tim dhe të tjerëve që vijnë të dëshmojnë këtu
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 30 September 2024
Në fund të dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj u ankua për trajtimin që i është bërë sipas tij në Hagë, saktësisht tha se ka shqetësim rreth rrugëtimit të tij dhe personave që vijnë të dëshmojnë aty.
“Përshëndetje për ju, por megjithatë përshëndetje edhe për të akuzuarit se vijnë nga vendi im dhe kanë lënë pozita udhëheqëse atje, por pyetja nuk ka pas të bëjë me këtë, por ju ma kujtuat që duhet t’i përshëndes. Unë e kam një shqetësim për rrugëtimin tim dhe njerëzve si unë që vijnë me dëshmu në këtë gjykatë”, tha dëshmitari.
Pas kësaj, seanca kaloi në sesion privat me urdhër të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, i cili para se ta marrë fjalën dëshmitari, ia kujtoi atij që nuk duhet t’iu drejtohet të akuzuarve dhe nuk duhet t’i përshëndes, gjë të cilën e bëri, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjatë dëshmisë së ish-anëtarit të UÇK-së, përveç palëve të tjera, ai u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues. Gjyqtari Chrisptoh Barthe e pyeti lidhur me arsyen e arrestimit të Fetah Rudit.
Rrahmanaj pohoi se ka thënë që një prej arsyeve ishte për shkak të disa ndihmave humanitare.
“Disave të tjerë për të cilët nuk kam emër për ta thanë, a unë u bazova vetëm në deklaratën që ma ka thanë zoti Rudi, për pjesën ai që thotë. Këtë e kam të dëgjuar, por jo prej dikuj me emër të veçantë”, tha dëshmitari.
Ndërsa, në pyetjet e gjyqtarit Guénaël Mettraux, dëshmitari pohoi se Haxhi Shala dhe Fatmir Limaj janë nda i njëjti fshat. Por, nuk u dëgjua përgjigja e tij kur u pyet se a e dinte që ata janë nip e dajë.
“Nuk jam i saktë 100 % se nuk kam najfarë kontakti të afërt me ata”, tha dëshmitari tutje.
Rrahmanaj po ashtu u pyet se çfarë hapi do të merrte në rast se shihte ndonjë ushtar që keqtrajtonte ndonjë civil.
“Do ta këshillonim që të mos përsëritet një gjë e tillë dhe të mos përdorej dhuna ndaj askujt”, u përgjigj ai.
E nëse këshilla e tij nuk do të merrej parasysh, Rrahmanaj tha se do të kontaktonin familjen e ushtarit që të mos ndodhte një gjë e tillë. Megjithatë, dëshmitari tha se nuk kanë pasur raste të tilla.
Kurse, gjyqtari Fergal Gaynor fokusoi pyetjet tek marrja e zyrave të LDK-së në Malishevë nga anëtarët e UÇK-së.
Në anën tjetër, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Krasniqit, Venkateswari Alagendra, dëshmitari tha se Krasniqin e kishte parë për herë të parë në Malishevë.
“Hera e parë që e shihsha nga afër përveç asaj fotografisë nga televizioni”, tha ai, duke shtuar se kjo gjë kishte ndodhur pas një takimi që po mbahej atje.
Ndryshe, për ZPS-në dëshmitari kishte thënë se Jakup Krasniqi kishte akuzuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin në gjykimin ndaj Fatmir Limajt, si kolaboracionistë dhe për këtë arsye nuk e kishte ftuar atë në shtëpinë e tij.
Dëshmitari Rrahmanaj theksoi se këto ia kishte thënë Jakup Kastrati sepse vetë ai nuk e kishte përcjellë gjykimin.
Ndërsa, avkokatja Alagendra i tha dëshmitarit se Jakup Krasniqi kishte thënë në gjykimin e Limajt se nuk beson që atëherë i akuzuari kishte dorë në vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit pasi njërin e kishte bashkëfshatar dhe tjetri ishte nga fshati ngjitur.
Avokatja tha se klienti i saj kishte deklaruar se që nga dalja publike ata nuk kanë vendosur maska dhe se maskat në atë kohë ishin në kundërshtim me UÇK-në.
Më pas, dëshmitarit iu prezantua një komunikatë e datës 25 qershor 1998, për të cilën për ZPS-në ky dëshmitar kishte thënë se nuk i kujtohet.
Gjithashtu, për ZPS-në ai kishte thënë se kishe pasaktësi në këto komunikata, se ishin të paplota dhe nuk raportonin me saktësi sukseset.
“Kështu mendoj unë”, tha Rrahmanaj, kur u pyet se a është e vërtetë se kishte pasaktësi në komunikata.
Dëshmitarin e mori në pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ndërsa mbrojtja e Rexhep Selimit nuk pati pyetje.
Pas përfundimit të pyetjeve të mbrojtjes, pyetje sqaruese kishte sërish prokurori Matt Halling.
Ndryshe, nesër pritet që të mbahet vetëm seanca për ecurinë e çështjes gjyqësore në këtë rast, duke filluar nga ora 14:30.
Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkoi që klienti i tij ta ndjekë seancën e nesërme përmes njësisë së paraburgimit nga video-lidhja.
Sipas gjyqtarit Smith, kjo gjë mund të mundësohet, por kërkoi që të bëhet kërkesa përkatëse me shkrim.
Të tjera
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...