Sport

Aguero tremb Argjentinën, humbet ndjenjat

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 15 November 2017

Sergio Aguero tremb stafin e Argjentinës. Gjatë pushimit të ndeshjes miqësore me Nigerinë, sulmuesi i nënkampionëve të botës filloi të villte ushqimin duke humbur edhe ndjenjat për t’u zëvendësuar në fushën e lojës nga Benedetto. Aguero u dërgua në spital për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore.

Aguero, që ka shënuar 36 gola me kombëtaren Argjentinase duke e kaluar Crespon në vendin e tretë të klasifikimit të golashënuesve, në ditët e kaluara kishte deklaruar se ndjente ende dhimbje në pjesën e brinjëve për shkak të aksidentit me makinë të pësuar disa javë më parë.

Për sa i përket ndeshjes me Nigerinë, Argjentina e humbi 4-2 edhe pse e kryesoi sfidën 2-0 me gola të Ever Banega dhe vetë Agueros. Për skuadrën afrikane golat u shënuan nga Iheanacho, Iwobi 2 herë dhe Brian Idowu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera