Lajme

AGK-ja dënon sulmin e Ramush Haradinajt kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 08 April 2022

AGK-ja ka dënuar reagimin e liderit të AKR’së, Ramush Haradinaj kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, duke e cilësuar si sulm.

AGK-ja në reagimin e tyre thonë se kryetari i AAK-së njëherish deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë.

“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…

-Advertisement-

Tutje thuhet se për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera