Agjenda e takimit të Ohrit, liderët rajonalë mbërrijnë sot për “Ballkanin e Hapur”

Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 07 June 2022
Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mblidhen sot e nesër në Ohër në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”. Pasditen e sotme pritet të mbërrijnë në Ohër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në mbrëmje do të kenë edhe një darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve.
Nesër në ora 10:00 do të bëhet hapja e samitit “Open Balkan”, ndërsa vetëm 45 minuta më vonë do të mbahet seanca e parë plenare me temë kryesore turizmin.
Në ora 11:15 do të mbahet një seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.
Seanca e dytë plenare është planifikuar të nisë në ora 12:15 më temë kulturën.
Mesdita është e planifikuar për takime bilaterale të liderëve.
Në ora 13:30 është paraparë ceremonia e nënshkrimit të katër marrëveshjeve, atë për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Më pas, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Të tre liderët më pas do të kenë një vizitë në manastirin e Shën Naumit si dhe do të ketë një eksplorim të burimeve të liqenit të Ohrit me varkë.
Pas orës 15:30 do të mbahet ceremonia e dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e “Ballkanit të Hapur” për kryeministrin Rama, kryeministrin Kovaçevski dhe presidentin Vuçiç nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, në 100-vjetorin e kësaj dhome.
Përpos tre liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë ende jashtë saj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte refuzuar ftesën e homologut maqedonas Kovaçevski për pjesëmarrjen në takimin e Ohrit.
Të tjera
-
Të plagosurit në Pejë janë familjarë, njëri i plagosur me 5 plumba
Në Një përleshje në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, në të cilën janë për...
-
Afganët në Kampin Bondsteel në Kosovë: Po jetojmë si të burgosur, ka gra që kanë abortuar shkaku i stresit
Një ish-zyrtar dhe politikan i inteligjencës afgane, i cili ka punuar ngushtë...
-
Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut
Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës n...
-
E rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti në Prishtinë ku u lëndun dy vajza
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ...
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...