Lajme

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 08 April 2020

Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin. Kjo thirrje vjen, pasi që në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.

Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre.

APK-ja apelon veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret. Ndaj të gjithë shkaktarëve të zjarreve duhet të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.

-Advertisement-

Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarret! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera