Lajme

Agim Aliu takohet me bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 19 July 2021

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pasditen e së hënës është takuar me disa nga bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, shkruan Gazeta inFokus.

Aliu i ka pritur në komunë këta bashkatdhetarë, të cilët që nga viti 1993 kanë themeluar klubin e futbollit FC “Kastrioti”.

I pari i komunës së Ferizajt është shprehur krenar me sukseset e ferizajasve e talentin e të rinjve shqiptarë në futboll.

-Advertisement-

Agim Aliu se bashku me drejtoren e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe Kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Lulzim Abazi, kanë hedhur sot një hap drejt bashkëpunimit e shkëmbimeve mes dy klubeve të ferizajasve, për të marr më të mirën nga njëri-tjetri.

Më poshtë keni postimin e plotë të Agim Aliut në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera