Sport

Agim Ademi takon rekordmenin e Guinnes, Agim Agushi

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 18 February 2021

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka pritur në takim zhonglerin e njohur kosovar, njëherësh rekordmenin e Guinness, Agim Agushi, ndërsa i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Në njoftim thuhet se Agushi shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bëhet në FFK në krye me Ademin dhe theksoi se ndjehet krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, sukseset e të cilës i quajti histori.

Krenarinë për rekordet e sportistit kosovar e shprehu edhe presidenti Ademi, duke thënë se sportistët si ai janë motiv për gjeneratat e reja.

-Advertisement-

Ai po ashtu e inkurajoi Agushin për të vazhduar me aktivitetin e tij derisa i ofroi edhe përkrahje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera