Sport

Agim Ademi inspekton fushën e re natyrale të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 28 October 2021

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë ditës së enjte së bashku me nënkryetarin, Agim Dibrani, inspektuan fushën e re natyrale të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe shikuan nga afër cilësinë e fushës që ka përfunduar dhe u ndanë të befasuar me cilësinë dhe nivelin e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook.

Ademi dhe Dibrani u ndanë shumë të kënaqur me fushën natyrale të stadiumit, pas investimit të përbashkët ndërmjet FFK-së dhe vëllezërve Batatina që arritën ta bëjnë fushën me kualitet të niveleve evropiane.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit nga Podujeva./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera