Afro dy muaj që nga përfundimi i aplikimeve, çfarë po ndodh me konkursin për policë të rinj?
Autori: Samire Jaha 16:33 | 12 January 2022
Ka kaluar më shumë se një muaj që kur ka përfunduar konkursi për pranimin e policëve të rinj, shkruan Gazeta Infokus.
Policia e Kosovës këtë konkurs e kishte hapur me datën 28 tetor të vitit 2021 e që koha e aplikimit për të interesuarit ishte deri me 16 nëntor.
Mirëpo ende edhe pas gati dy muajsh nuk ka filluar faza e testimit të të rinjve që kanë aplikuar.
Se çfarë ndodhi me konkursin e hapur qysh vitin e kaluar për Gazetën Infokus, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ende janë duke u shqyrtuar aplikacionet.
“Jena tu i bë kontrollet e aplikacioneve dhe qëllimi ynë është që me i prit ata të rinj nëse kanë pas me e bashkëngjit ndonjë dokument shtesë, se aplikimi ka qenë për herë të parë online dhe komisioni është tu i rishiku që i verifikon saktë dhe ne nuk po duamë me dalë sot me thanë kanë apliku qikaq dhe nesër dalim i ndryshojmë shifrat… Nuk po dojmë me dalë me i ndryshu shifrat, prandaj jemi duke e prit kontrollin përfundimtarë të Komisionit dhe në atë moment qe komisioni na jep numrin e saktë ne tregojmë”, ka deklaruar Kelani për Infokus.
Ai po ashtu ka treguar edhe për arsyet e vonesave në këtë konkurs.
“Besojmë që shumë shpejtë edhe për shkak të pushimeve që kanë qenë por shumë shpejtë kanë me dalë dhe do të ju tregojmë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se pas mbylljes së afatit të caktuar ky konkurs ishte shtyrë dhe rihapur edhe për 10 ditë të tjera në mënyrë që të aplikonin edhe ata që nuk kishin aplikuar deri në datën e caktuar.
Policët e rinj sipas konkursit do të zgjidheshin në bazë të disa kritereve.
Këto kritere janë që të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; Të jetë i moshës 18-30 vjeçar; Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Po ashtu për t’u pranuar këta aplikantë duhet të ju nënshtrohen këtyre testeve,Testi me shkrim; Testi i aftësive fizike; Intervista; Testi psikologjik; Kontrollimi mjekësor; Verifikimi i të kaluarës, fazë kjo e cila ende nuk është realizuar./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...