“Afera gruri”, kush janë zyrtarët e Ministrisë së Rozeta Hajdarit të përfshirë
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 02 August 2023
Pas aferës “Vaji”, janë publikuar audio-incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)
Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.
Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.
Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Vlera e grurit që mungonte sipas bisedave, del të ishte rreth 6 milionë euro. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë e Rozeta Hajdarit.
“Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë”, dëgjohet teksa flet një zyrtar.
“Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.
Kjo kishte shkaktuar tension në MINT. Madje, zyrtarët që bisedojnë bëjnë të ditur se kishte pasur rrezik edhe për një përplasje fizike ndërmjet Hafizit dhe ministres Hajdari.
Zyrtarët e konfirmojnë se disa nga veprimet kanë qenë të jashtëligjshme.
“Fol ti drejtor që vën vendime të jashtëligjshme”, dëgjohet teksa flet një zyrtar i Ministrisë me një tjetër.
“Edhe tani hiq, para dy tri jave një muaje, fytas e kemi qu me ministren, ma Hafizi ke tu e rre”, thuhet në bisedë.
Gjatë bisedave përmendet edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Zyrtarët tregojnë se kanë qenë në mëdyshje nëse duhet të bëhet kjo pagesë apo jo.
“Lem thash me folë, I nderuar drejtor kemi tha qeshtu (nuk kuptohet…) Jo tha normal duhet me u ba ajo pagesë drejtor, certifikuesi po ndërhyj po ta shpjegoj ma gjerësisht (nuk kuptohet) E u ndal ajo, plus drejtori i AKI-së po shkruan drejtpërdrejt (nuk kuptohet) – Edhe po i thotë, veç pak ministre për këtë punë qysh pe shpjegon certifikuesi jo që jeni duke i ba presion, por duhet me vlerësu punën e tij”, thuhet në bisedën e siguruar ekskluzivisht nga Nacionale.
Audio-incizimi i plotë:
(Në disa raste, fjalët e personave nuk janë dëgjuar saktë, andaj për korrektësi Nacionale e ka sqaruar gjatë tekstit për fjalët që nuk kuptohen)
Pagesa sekrete, qeto farë grune, e sene, qeshtu ose hiq. Hau, hau..
Se këta e kanë bërë njëherë në Shqipëri… (nuk kuptohet) po nuk pe zgjasim shumë se sekret shtetëror.
Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë (nuk kuptohet)
Qeshtu, qeshtu.. (nuk kuptohet)
Erdh ky i riu, unë nuk preku, unë se di çka po bëhet.. (nuk kuptohet)
Certifikuesi ku e lë atu duhet me vazhdu, vdes Enveri s’vdes..
Edhe tani hiq, para dy tri jave një muaje, fytas e kemi qu me ministren, ma Hafizi ke tu e rre, qysh (nuk kuptohet)..
Ajo iu lutem ligjet ndërkombëtare, ky i ka fajet, ky s’i ka fajet, i thash ministres nuk i njoh unë ligjet ndërkombëtare, thash të këqijat (nuk kuptohet)….
Këqyre bre email që ma ka dërgu, kqyre email
Edhe nejse ma…
Qysh e kupton këta (nuk kuptohet)
Edhe në atë anë, në këtë anë, na çon tek përmbaruesi, edhe nuk ma dhashin edhe ju thash s’ta mbylli edhe pikë. Edhe të marrë të shkruaj email, (nuk kuptohet): I nderuari z. sekretar, z. Gara ka vepruar në pajtim të plotë me ligjin duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për qartësimin e pagesës, andaj (nuk kuptohet).. të qartësoni me zyrtarët përgjegjës sipas ligjit në fuqi.
Shkurt kjo u kanë me ba të madhe.. (nuk kuptohet)
Edhe unë në spital, po me thirrin urgjent, fol tha ti drejtor Rexha, ky Hafizi, Arbëri dhe ai këshilltari i vetë.. Edhe kam ardh, fati kur do Zoti edhe melaqja të çon (nuk kuptohet) pse tha ti a vjen neve, plus e ka çu përmbaruesin na çon neve në gjyq, unë e kam dhanë thash arsyetimin, qy thash letra me 26 qershor.
Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës.
Edhe po ia shpjegoi, sekretar edhe i kish thane nuk është sëmurë veç po shtihavet.
(Nuk kuptohet)
Sekretar qysh të paska njoftu (nuk kuptohet)
Fol ti drejtor që bën vendime të jashtligjshme, veç .. (nuk kuptohet)
Për mos me dalë jashtë, në ia marrtë menja që ku është sekretari unë du me vepru veç sipas ligjit ndaq më përjashtoni ndaq qysh të doni.
Kur e pa tani sekretari (nuk kuptohet) O Hafiz a pe sheh çka po shkruan… (nuk kuptohet) llug u ba, si me kanë në Rusi, shumë vështirë e kam pasë.
Lem thash me folë, I nderuar drejtor kemi tha qeshtu (nuk kuptohet…) Jo tha normal duhet me u ba ajo pagesë drejtor, certifikuesi po ndërhyj po ta shpjegoj ma gjerësisht (nuk kuptohet)
E u ndal ajo, plus drejtori i AKI-së po shkruan drejtpërdrejt (nuk kuptohet) – Edhe po i thotë, veç pak ministre për këtë punë qysh pe shpjegon certifikuesi jo që jeni duke i ba presion, por duhet me vlerësu punën e tij
Kërrk një nen, kërrk Hafizi kontratat, krejt në favor temin, ti ski drejt me u përzi tek stafi civil, certifikuesi e lyp aprovimin për ndonjë lënd më të komplikuar.
Ham në atë anë, ham në këtë anë… (nuk kuptohet) O sekretar njëri të paska shkru që një muaj, pse nuk ke shkru, as ma ke qel as ma ke kthy… (nuk kuptohet)
Edhe llogarite edhe tejkalimin që e ka pasur për akomodim e kam shti me kthy, se pe din këtu qysh thonë luksi i ministres (nuk kuptohet)
Tu kap tani me Arbërin.. (nuk kuptohet) Sa here e ke thirrë bordin e drejtorëve, ky i tha sa here e ke thirrë ti Bordin e Drejtorëve (nuk kuptohet)
Ministre unë po du me nejt pak me ty, hajde tha menjëherë, duke ba muhabet i thash lëndët e mia, veç personalisht po foli, bile Besa tha kishe nejtë të ministri thash oj Besë tjerët kanë hanger m*t sa here dush, a për veti veç njëherë kam shku.. (nuk kuptohet) Deri para një jave jam kanë armiku më i madh I ministres, Rabija më tha le se (nuk kuptohet)
Tani thanë kemi me ja ba ashtu e kem me ja ba kështu, (nuk kuptohet)
Unë e falënderoj sekretarin nëse e pranon.
Se i kallxova që komisioni po thotë se mungojnë kaq edhe thash nuk kemi pas njerëz të ministrisë, jo tha janë kanë doganierët, thash o Hafiz Kryeministri i ka çu në burg 30 doganierë unë po du me i pa raportet (nuk kuptohet) këta e kanë pranu veç çka ka ardhë në Kosovë, jo te anija, e tash ai shpediteri po thotë mungojnë 9 tonë, këta pak më shumë e nuk duhet me humb asnjë gram.
(Nuk kuptohet) Unë thash veç grunin e du (nuk kuptohet) E ky Faiku thojke e kanë ba fallcë atë (nuk kuptohet)
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...