Lajme

Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 27 December 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër milionë pasagjerë, përfshirë këtu shqiptarë e të huaj, nga brenda e jashtë vendit, që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës.

Aty sot i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti  bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, Kurti citohet të ketë thënë se prej liberalizimit të vizave ka më shumë se dyfishim të pasagjerëve, 46% rritje të fluturimeve, si dhe janë shtuar 16 destinacione të reja e 16 operatorë të rinj.

-Advertisement-

“Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së aeroportit, kryeministri njoftoi se janë krijuar lehtësira të tjera për zhvillimin e transportit ajror, siç është zgjatja e pistës nga 2,500m në 3,040m, avancimi i sistemit të aterimit – Instrument Landing System (ILS), i cili ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapacitetit të aeroportit për pranimin e avionëve më të mëdhenj dhe më shumë fluturime, si dhe hapa e korridorit ajror përmes Shqipërisë që ka shkurtuar rrugën e fluturimit nga Republika e Kosovës për në Bashkim Evropian deri në 15 minuta”.

“Ndërkaq, bazuar në marrëveshjen bilaterale me Zvicrën është arritur që për herë të parë të dizajnohet një operator ajror për transportin e udhëtarëve mes Kosovës dhe Zvicrës me kritere të caktuara nga shteti i Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, Kurti tha se gjeografikisht, Kosova gjendet mu në mes të Ballkanit Perëndimor, çka e bënë edhe qendër rajonale dhe pikë strategjike të udhëtimit, dhe se zhvillimi i Kosovës kalon edhe nëpërmjet vendosjes së vendit si urë lidhëse mes shteteve të rajonit, por edhe mes rajonit dhe Evropës Qendrore e perëndimit në përgjithësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera