Fun & Video

Adoleshentja guximtare ‘fluturon’ me karrige me rrota (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 26 September 2017
13 vjeçarja Lily Rice e bën të pavlerë termin ‘person me aftësi të kufizuara’, duke treguar se kufijtë janë vetëm në mendjen tonë.

Adoleshentja britanike është femra e parë në Evropë dhe e dyta në botë që kryen një rrotullim të plotë në ajër, me karrocën e saj me rrota.

Sigurisht që nuk ishte aspak e lehtë dhe pamjet tregojnë qartë se dështimet nuk munguan, por këto nuk e kanë trembuar aspak vajzën e re, që pas gjashtë orësh përpjekje më në fund ia doli.

Lily vuan nga paraplegjia spastike, një sëmundje që dobëson tej mase pjesën e poshtme të trupit dhe e bën të ecurin të pamundur.

-Advertisement-

Por këto janë vetëm fjalë pa vlerë për 13 vjeçaren që ka një synim shumë të qartë, të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ekstreme për karriget me rrota, në Kaliforni vitin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera