Adidas humb gjyqin në New York kundër Thom Browne
Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 13 January 2023
Adidas hodhi në gjyq markën luksoze të veshjeve Thom Browne Inc me pretendimin se përdorimi i ‘vijave të famshme’ i përket tyre, firmës së gjigandit të veshjeve sportive.
Juria në Manhatan e hodhi poshtë pretendimin dhe tha të enjten se modelet paralele të vijave të shtëpisë së modës nuk kishin gjasa të shkaktonin konfuzion të konsumatorëve me produktet e Adidas, duke i dhënë fund debatit që filloi më 3 janar.
Thom Browne kishte argumentuar se, ndër të tjera, modelet e saj kanë një numër të ndryshëm vijash.
Adidas paditi markën e stilistit të Nju Jorkut Thom Browne në 2021, duke pretenduar se modelet me katër shirita dhe “Grosgrain” të Thom Browne në këpucët e saj shkelin të drejtat e saj të markës tregtare me tre vija.
Adidas ka ngritur mbi 90 padi dhe ka nënshkruar më shumë se 200 marrëveshje zgjidhjeje që nga viti 2008 në lidhje me markën tregtare, sipas dokumenteve gjyqësore në këtë rast. Thom Browne më parë përdori një dizajn me tre shirita në veshjet e tij, duke e ndryshuar atë në modelin me katër vija pasi Adidas kundërshtoi në 2007.
Thom Browne tha se konfuzioni midis modeleve të kompanive nuk ka gjasa sepse ato “operojnë në tregje të ndryshme, duke u shërbyer klientëve të ndryshëm dhe ofrojnë produktet e tyre me çmime jashtëzakonisht të ndryshme”. Ai tha gjithashtu se vijat janë një element i zakonshëm i dizajnit për veshjet.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...





























