Lajme

Aderimi i Rashit Qalajt në PDK është fyes për Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 16 January 2021

Ditëve të fundit para zgjedhjeve të 14 shkurtit pati shumë aderime të reja në partitë politike. Shumë analistë politikë aderuan në parti politikë e së fundmi edhe ish Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, Florent Spahija nga KDI, ka thënë se aderimet e analistëve në parti politikë nuk është në rregull.

“E para është fatkeqësi që partitë politike që nuk po arrijnë me prodhuar kuadro brenda subjekteve dhe unë mendoj që është fatkeqësia tjetër për subjektet politike që ata njerëz të cilët ju besojnë ose ata njerëz të cilët janë aktivistë të tyre politikë, mbështetësit e tyre të vazhdueshëm nuk promovohen dhe nuk ngritën më tutje. Dhe ajo që po shohim është se vazhdimisht kërkohet që të merren njerëz nga jashtë që të rifreskohet subjekti politik me figura të ndryshme që vijnë nga jashtë. Nuk është asgjë e dëmshme por konsideroj që është e dëmshme për demokracinë e brendshme të subjektit politik, pasiqë dikush pa asnjë kontribut në subjektin politik, vie dhe merr një pozitë të caktuar në subjektin politik ose fiton ndonjë mandat në kuadër të subjektit politik”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa sipas tij aderimi i Qalajt në PDK është fyerje për policinë e Kosovës dhe lë shumë për të kuptuar edhe për kohën sa ai ishte drejtor i Policisë.

“Aderimi i Qalajt në një subjekt politik unë konsideroj që është një lloj fyerje për institucionin e Policisë së Kosovës, edhe tregon shumë për kapjen që ka bërë PDK-ja ndër vite, dhe në këtë rast për kapjen e shtetit në vazhdim që ka qenë prej subjekteve politike që më kaq qenë më shumë në pushtet. Në rastin e zotëri Qalajt është për të ardhur keq që një shef policie përfundon në një subjekt politik edhe pse vazhdimisht për të është folur që pjesë ose ka qenë pjesë e strukturave të kësaj partie por edhë të strukturave të tjera por gjithsesi ai e ka udhëhequr policinë dhe përderisa nuk ka pasur dicka konrekte gjithmonë kemi kemi besu që është i pavarur dhe se po e kryen punën në rregull. Aderimi i tij disa muaj pasi është shkarkuar nga detyra ai futet në një subjekt politik kjo tregon shumë. Neve nuk na duhen njerëz të cilët profesionistë po flasim të cilat kanë qenë në trajtime pa fund nga Policia e Kosovës me taksa tona dhe më pas kthehen e bëhen pjesë e një subjketi politik”, ka deklaruar Spahija./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera