Ademi, Gravina, Duka e Sejdini dakordohen për bashkëpunim të ngushtë

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 11 March 2021
Presidenti Agim Ademi së bashku me homologët e tij nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, Gabriele Gravina e Muamed Sejdini si dhe me nikoqirin, Armand Duka kanë vizituar gjatë ditës së sotme “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Me këtë rast, ata, u njohën nga afër me investimet e kryera deri më tani nga FSHF-ja dhe për ecurinë e këtij projekti. Po ashtu, krerët e futbollit nga të katër vendet kanë vizituar edhe punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-s në Shqipëri, e të cilat janë duke u finalizuar edhe falë donacioneve që kanë dhënë këto federata, administratat e tyre, si dhe stafi e lojtarët e ekipeve Kombëtare të tyre. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i falënderoi të tre homologët për këtë vizitë dhe për humanizmin dhe solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Gjatë qëndrimit në Tiranë katër krerët e federatave përkatëse u dakorduan për bashkëpunime në shumë sfera dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, veçmas tek kategoritë e reja, ku në të ardhmen do të zhvillohen turne të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë progresin tek futbollistët e rinj.
Po ashtu, presidenti Ademi diskutoi me presidentin Gravina edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes miqësore me Italinë, kurdo kur këtë e mundësojnë datat e lira të UEFA-s e FIFA-s.
Krerët e futbollit nga të katër vendet gjatë qëndrimit në Tiranë treguan afërsi dhe marrëdhënie shoqërore, ashtu siç janë edhe vendet respektive afër njëra – tjetrës, e kjo afërsi me presidentin Gravina bëhet më e madhe duke pasur parasysh edhe numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali.
Në fund të vizitës së përbashkët në Tiranë, katër presidentët shkëmbyen fanellat e Kombëtareve në shenjë simbolike për miqësinë e tyre dhe të vendeve respektive.

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...