Auto&Tech

ABT Sporstline modifikon modelin ndër më të bukur të Volkswagenit

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 02 October 2017

Pas një numër të madh modifikimesh të modeleve të Audisë, kompania e njohur gjermane ABT Sportsline tani është marrë edhe me modelin ndër më të bukur të Volkswagenit.

ABT Sportline ka gjetur kohë të merret me modifikimin e Volkswagen Arteon, transmeton Koha.net. Kjo kompani gjermane për këtë model ka zgjedhur maskën e përparme me ngjyrë kromi ose të zezë mat, set të ri të rrotave 18 deri 20-inç nga alumini, si dhe amortizatorët e modifikuar, ku vetura tani është më e ulët për 25 mm në pjesën e përparme dhe 30 mm në pjesën e pasme.

Në këtë njoftim, nuk ka informacione në lidhje me ndonjë paketë për përforcimin e motorit, por kjo mund të pritet së shpejti.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy