Lajme

Abrashi thotë se duhet të ketë rivotim në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 07 April 2018

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar se e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ankesën për dyshime të manipulim të votave në zgjedhjet e fundit për komuna.

Ai thotë se nga Gjykata po kërkohet vendim konkret për çështjen e votimit në Prishtinë. Abrashi mendon se Prishtina duhet të shkojë në rivotim

“Ne besojmë që ka pasur manipulim të votave. Për këtë edhe jemi duke e kërkuar një vendim nga Gjykata. Ne jemi duke kërkuar rinumërim të votave. Ne kemi pasur informata se votat në zarfeve nuk janë numëruar apo hapur fare”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Abrashi thotë se kërkesa konkrete ndaj Kushtetuese është që të ketë rivotim në Prishtinë.

“Kërkesa jonë është që të këtë rivotim në Prishtinë. Ka pasur manipulime të mëdha në vota dhe për këtë qytetarët duhet të votojnë përsëri për kryetarin e tyre”, thotë Abrashi

Ai ka treguar se Kushtetuesja brenda dy muajve do tua ktheje edhe përgjigjen për ankesën e tyre.

Abrashi tregon se qeverisja nga Shpend Ahmeti është e kapur nga bizneset dhe njerëzit e ndryshëm.

“Shpend Ahmeti është i kapur nga bizneset e mëdha. Ata i thonë se çfarë duhet të punojë. Ata edhe ia kanë siguruar fitoren”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera