Lajme

Abrashi: Papunësia ka shënuar rënie prej rreth 8%

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 13 May 2017

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se papunësia në vend ka shënuar rënie. E gjithë kjo, sipas tij, është rezultat i gjysmë-mandatit të Qeverisë që udhëhoqi Isa Mustafa.

Abrashi ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook edhe disa të dhëna nga Hulumtimi i Odës Ekonomike të Kosovës, ku, sipas tij, konfirmohet përmirësimi i ambientit të të bërit biznes dhe punësimi në rritje edhe gjatë 2017.

“1. 61% e bizneseve vlerësojnë se të bërit biznes është përmirësuar, 2. 41% e bizneseve do të shtojnë numrin e punëtorëve në tremujorin e ardhshëm”, shkruan Abrashi.

-Advertisement-

“Kjo konfirmon konfirmimet e mëhershme se papunësia ka shënuar rënie impresive prej rreth 8%, nga 2014 në 2016, kurse të dhënat fillestare te 2017 tregojnë ulje impresive të papunësisë edhe në 2017. Punësimi ndodh në mikro ndërmarrje, dhe prijnë sektorët si prodhimi, tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi”, theksoi ai.

Për rënie të papunësisë kishte folur në muajin mars edhe kryeministri Isa Mustafa.

“Gjatë vitit 2017 pritet që 25 mijë persona të hyjnë në tregun e punës”, tha Mustafa, duke shtuar se krahasimi me vitin 2014 tregon që ka rritje të punësimi.

Ai kishte thënë se numri më i madh i të papunëve janë gra, ndërsa pjesa dërmuese të cilët presin për t’u punësuar janë burra, sepse sipas tij, gratë nuk është se kanë aplikuar për vende pune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera